Ernest Muçi është një nga lojtarët më në formë të momentit në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar po shënon vazhdimisht, duke tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij. Të shtunën në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, ish-lojtari i Tiranës do të luajë ndeshjen e karrierës ndaj Fenerbahçes.
Përpos emrit të madh të ekipit në fjalë, kjo ndeshje do të ketë një peshë më të madhe për Muçin për një tjetër arsye. Sipas gazetarit Junuz Emre Sel, në stadium do të jenë të pranishëm dy skautë për të ndjekur nga afër talentin shqiptar. Bëhet fjalë për dy vëzhgues nga dy klube angleze, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur./Sport Ekspres/