Shumë paqartësi në situatën aktuale të Armando Brojës. Kur gjerat dukeshin se po ndryshonin për sulmuesin 24-vjeçarin, i cili shënoi dhe nisi të luante titullar, situata mori një rrjedhë krejt tjetër. Futbollisti kuqezi, për të dytën herë është lënë në shtëpi nga trajneri i tij. Kreu i pankinës së Bërnleit nuk e ka preferuar Brojën as në raundin e 4-t të kupës FA kundër Mensfildit, ekip ky që luan në ligën e tretë të futbollit anglez.z
