Kryeqyteti vishet i kuq. Derbi i zjarrtë i kryeqytetit është fituar nga Partizani. “Demat e kuq” mposhtën me shifrat 2-0 Tiranën në “Air Albania”. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur Sidibe në minutën e 26 dhe Iskandarli në minutën e 36 vulosën rezultatin përfundimtar.
Tirana u përpoq të reagonte në pjesën e dytë të lojës, por pa sukses. Bardheblutë nuk arritën të shënonin, duke lënë në fuqi rezultatin 2-0 në favor të Partizanit. Të kuqtë e Kërnajës shkojnë tashmë në kuotën e 33 pikëve, vetëm 3 më pak se Dinamo e vendit të 4-t. Ndërkohë, Tirana ka pësuar sot humbjen e parë në kampionat për vitin kalendarik 2026./Sport Ekspres/