Armand Duka është zgjedhur presidenti i ri i FSHF. Një tjetër mandat i marrë nga Duka, i cili mori votimin për të qenë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë menjëherë pas këtij emërimi, urimet e menjëhershme kanë ardhur nga Partizani dhe Vllaznia. “FK Partizani përshëndet rikonfirmimin e Z. Armando Duka si presidentit i FSHF-së për një mandat tjetër katërvjeçar dhe anëtarëve të komitetit ekzekutiv të votuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Klubi Partizani dhe Presidenti Gazment Demi dëshirojnë ti përcjellin urimet më të sinqerta presidentit Armando Duka dhe antarëve të komitetit ekzekutiv duke i uruar shumë suksese në punë e tyre gjatë katërvjeçarit të ardhshëm”, shkruhet në faqen e Partizanit.
Ndërkohë nga ana tjetër, në faqen e Vllaznisë shkruhet: “Urime të përzemërta për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit për Armand Duka – një vlerësim i qartë për punën, përkushtimin dhe vizionin në drejtimin e futbollit shqiptar ndër vite. Po ashtu, urime për zgjedhjen si anëtar i Komitetit Ekzekutiv për shkodranin tonë Armando Cungu – një figurë me eksperiencë dhe kontribut të çmuar në futbollin tonë. Suksese në këtë mandat të ri! Me unitet, profesionalizëm dhe vizion, futbolli shqiptar do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet edhe më shumë”, shkruhet në faqen e Vllaznisë. /Sport Ekspres/