Deklarata e fortë e Dabullës: Dinamo na futi në kazanin e ujit, Partizani i shkuli puplat Tiranës

Partizani arriti që të fitojë ndaj Tiranës në shifrat 2-0. Menjëherë pas asaj ndeshje, ish-futbollisti Rezart Dabulla, i cili ishte i ftuar në Mega Sport që transmetohet në A2CNN, dha një deklaratë të fortë. “Derbi tregon edhe mangësitë që ke. Partizani i hoqi puplat Nuhiut, Dinamo na futi në kazanin e ujit, na vloi njëherë dhe pastaj Partizani na hoqi puplat, na nxori lakuriq. E kam thënë që Tirana nuk është më si ajo e para dhjetorit, ka një farë ndryshimi, ka lojtarë më të mirë, por objektivi ynë është prapë shpëtimi, qëndrimi në Superiore.

Te Tirana ka një ambient toksik dhe nuk mund të japësh ide. Thashë që një ndryshim e ka për mirë te Tirana, por objektivi është i njëjtë, qëndrimi në kategori. Pra janë investuar 1 milionë e gjysëm euro dhe maksimumi që ne do kapim është qëndrimi në Superiore”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/