Al Ittihad po luan kundër Al Sadd të Katarit, që drejtohet nga Roberto Mancini. Një ndeshje e vlefshme për Champions League-n e Azisë dhe rezultati është në shifrat 1-4. Al Ittihad i drejtuar nga Coenceicao po bind në këtë takim, duke fituar pastër ndaj kundërshtarëve.
Ajo që bie në sy në këtë ndeshje është padyshim pozicionimi i Mario Mitajt. Futbollisti shqiptar ka përfunduar si një sulmues krahu i mirfilltë, në të njëjtin pozicion që te Kombëtarja luan Arbër Hoxha apo Nedim Bajrami. Më parë Mitaj ka luajtur si mbrojtës krahu apo mesfushor te Al Ittihad, por në kohën e Coenceicaos situata e shqiptarit është bërë paksa më e vështirë. Në disa ndeshje shqiptari nuk ka qenë pjesë e ekipit dhe në të tjera ka provuar role të ndryshme. /Sport Ekspres/