Como ka arritur të fitojë ndaj Juventusit në shifrat 0-2. Cesc Fabregas ka ndërtuar një makineri të frikshme e cila është e aftë vetëm që të fitojë. Kështu ndodhi edhe sot, teksa Como ka grumbulluar tre pikët.
Mërgim Vojvoda do të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 11, duke mposhtur portierin e bardhezinjve. Pas kësaj fitore, Como renditet në vendin e 6 me 1 pikë më pak se Juventusi i vendit të pestë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/