Parma shtang Milanin në “San Siro”, kuqezinjtë humbasin terren në garën me Interin

Milani është përballur sot me Parmën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A. Parma ka shtangur kuqezinjtë në “San Siro”. Skuadra italiane ka mposhtur Milanin me rezultatin minimal 0-1.

Kjo përballje u vendos në minutën e 80, kur Troilo-ja e dërgoi topin në rrjetë. Me këtë gol, Parma i dha fund ecurisë prej 24 ndeshjeve pa humbje të Milanit. Tashmë kuqezinjtë e Alegrit humbasin terren edhe në garën për titullin kampion, teksa diferenca mes tyre është thelluar në 14 pikë./Sport Ekspres/