“Gaz, e bëj unë Partizanin”! Kushta tregon se çfarë i tha Kërnaja presidentit dhe tregon rastin e rrallë: Turp, Idrizi futi talentin e Flamurtarit

Partizani ka arritur që të fitojë ndaj Flamurtarit në shifrat 1-2. Kjo ndeshje mori edhe komentet e shumta në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2CNN, atje ku i ftuar ishte edhe legjenda e futbollit tonë, Sokol Kushta. Kushta foli sa i përket situatës së Partizanit, Kërnajës dhe njëkohësisht preku edhe ambientin e vështirë te Flamurtari.
“Ai Kërnaja e di se çfarë i ka thënë Gazit? Unë jam i zoti që ta bëj Partizanin. Ka marrë një guxim, nuk e di, por di të them që i ka marrë maksimumin ekipit. Duhet përgëzuar për punën e bërë, ka marrë pikët maksimale te Partizani.

Dua të them dhe diçka për Flamurtarin, Lushaj është një super futbollist, nëse do të eci sic duhet dhe të punojë, do të bëhet një lojtar shumë i mirë, është talent. Po është turp që edhe në ndeshjen Flamurtari-Bylis, ka bërtitur Sinan Idrizi, futeni. Ndërkohë ishte ndeshja 3-0 për Flamurtarin, kishte mbaruar dhe trajneri duhej ta kishte futur vetë Lushën, ishte turp, në këtë rast e futi Sinan Idrizi lojtarin. Por bëri mirë, ishte turpi i trajnerit që nuk e aktivizon. Dhe diçka për trajnerin e Flamurtarit, më ka ardhur keq, edhe me temperaturë të ishte, e la ekipin, e braktisi në betejën më të madhe”, tha Kushta. /Sport Ekspres/