Juventusi i shkoi pranë një përmbysjeje të madhe mbrëmjen e djeshme. Bardhezinjtë arritën të fitonin me shifrat 3-0 në kohën e rregullt, pavarësisht se gjendeshin me një lojtar më pak që nga minuta e 49. Megjithatë Gallatasarai arriti të përfitonte nga avantazhi nunerik për të kapur “zonjën e vjetër” në kundërsulm gjatë kohës shtesë. Në fund Juventusi u eleminua me shifrat e përgjithshme 5-7, edhe pse emocionoi dhe mbajti ndezur shpresat e tifozëve.
Pas përfundimit të sfidës, Lokateli ka folur për “Prime Video”, ku nuk i ka fshehur emocionet e forta që ka përjetuar. I pyetur për rastin e pastër të humbur nga Zhegrova, i cili mund të vuloste përmbysjen e madhe të Juventusit, Lokateli është përgjigjur se gabimet mund të ndodhin për këdo dhe se tashmë duhet të përqendrohen vetëm te ndeshja e radhës kundër Romës.
“Më vjen të qaj për shkak të faktit se sa shumë besuam. Mendoj se dhamë gjithçka, më shumë se gjithçka. Një incident në ndeshjen e parë i ndërlikoi gjërat sot. Një falënderim i përzemërt për të gjithë në stadium, i cili ishte i pabesueshëm. Këto janë ndeshje që mbeten në mendje. Kemi mbledhur energjinë që do të na duhet.
Rasti i humbur i Zhegrovës? Sot mendoj se duhet ta përgëzojmë veten për lojën. Gabimet mund të ndodhin. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Romës dhe duhet të përqendrohemi aty”, është shprehur Manuel Lokateli./Sport Ekspres/