Dinamo fiton sërish derbin dhe i shuan çdo ëndërr europiane Tiranës, Egnatia kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Mbrëmjen e sotme janë njohur të 4-ta skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Dinamoja ka fituar sërish derbin me Tiranën, me po të njëjtin rezultat si në përballjen e parë, atë 2-0. Blutë kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë dhe janë kualifikuar kështu në gjysmëfinale.

Ndërkohë, me këtë humbje është shuar çdo ëndërr europiane për Tiranën. Bardheblutë humbën tashmë mundësinë për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s përmes Kupës së Shqipërisë.

Biletën për në gjysmëfinale e ka prerë edhe Egnatia. Rrogozhinasit kanë barazuar sot me shifrat 0-0 kundër Teutës, por fitorja 2-1 në ndeshjen e parë i ka dhënë kualifikimin për në raundin pasardhës./Sport Ekspres/