Mbrëmbjen e sotme “San Siro” pret derbin e Milanos. Në prag të kësaj sfide, Demetrio Albertini ka dhënë një intervistë për “La Repubblica”-n. Ish-lojtari italian ka vënë në duke punën e shkëlqyer të Igli Tares dhe të Allegri-t, të cilët i konsideron si lojtarët kyç të ndryshimit të pozitiv të Milanit në këtë sezon.
“Milani ka ndryshuar shumë, klubi e ka vënë veten në pikëpyetje. Tani, në një nivel sportiv, ata kanë dy lojtarë kyç, Taren dhe Allegri-n. Një trajner i shkëlqyer, askush nuk mund ta vërë në dyshim këtë. Sigurisht, tregu i transferimeve vendoset nga klubi”, është shprehur Demetrio Albertini./Sport Ekspres/