Fat i keq për Luis Angel Maragonin. Portieri i Meksikës ka humbur shansin për të qenë pjesë e Kombëtares së tij në Kupën e Botës, që do të nisë në muajin qershor dhe do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada. Lojtari meksikan këputi tendinën e akilit gjatë përballjes së Amerikës kundër Filadelfia Unionit. Në këto kushte trajneri i Meksikës do të detyrohet të shkojë në Botëror pa portierin e tij të parë, si dhe të thërrasë sërish veteranin Oçoa. Malagoni ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet e tij sociale, ku ka shprehur gjithë dhimbjen emocionale që ndjen në këto çaste të vështira në karrierën e tij.
“Ndihem i lënduar, i trishtuar dhe shpirtin e kam copa. Përpiqem të gjej kuptimin e gjithë kësaj dhe pyes veten: ‘Përse’? Ka momente në jetë që janë të vështira për t’u kuptuar, sidomos nëse gjithmonë ke bërë gjënë e duhur dhe ke vepruar me mirëbesim. Me një zemër të rënduar, i falenderoj të gjithë për fjalët e mira dhe për lutjet e tyre”, ka shkruajtur Luis Angel Malagoni./Sport Ekspres/