Harrojeni Haland! Real Madridi po bëhet gati për operacionin e madh në Turqi, do sjellë bishën e Galatasaray

Haaland ka një kontratë jashtëzakonisht të madhe dhe të pasur me Manchester Cityn, kështu që është e vështirë të pritet që ai të largohet nga Anglia së shpejti, megjithëse sulmuesi ka qenë prej kohësh një objektiv i Florentino Perezit, si dhe i Barcelonës.

Megjithatë, të dyja palët janë të vetëdijshme se shanset për të nënshkruar me Haaland janë të pakta. Perez dhe Real Madridi janë tashmë të përqendruar në sjelljen e një sulmuesi tjetër dhe kanë gjetur një tjetër ‘bishë’.

Pretendohet se Real Madridi ka përgatitur një ofertë midis 80 dhe 110 milionë eurove për Victor Osimhen, i cili aktualisht luan për Galatasarayn, dhe turqit e kanë përshkruar të gjithë këtë si një “operacion historik”.

Galata e solli Osimhen për deri në 75 milionë euro nga Napoli dhe sulmuesi nigerian vazhdoi të bënte përshtypje në fushë, ndërsa Real Madridi po bën gjithcka për të nënshkruar me të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/