Kategoria e parë, renditja/ Skënderbeu marshon drejt ngjitjes në Superiore, nuk gabon as Laçi dhe as Pogradeci

Kategoria e parë, renditja/ Skënderbeu marshon drejt ngjitjes në Superiore, nuk gabon as Laçi dhe as Pogradeci

Java e 26-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u zhvillua këtë të shtunë me të gjashtë ndeshjet që nisën në orën 15:00, duke dhuruar rezultate interesante në garën për objektivat e sezonit.

Kryesuesit e Skënderbeut morën një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Tre pikë të rëndësishme mori edhe Laçi, që fitoi 0-1 në transfertë ndaj Korabit.

Një nga sfidat më të bukura të javës u zhvillua në stadiumin “Luz i Vogël”, ku Pogradeci triumfoi 2-3 ndaj Besës në një ndeshje me pesë gola.

Iliria arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Redi Maloku”, ndërsa dy takime përfunduan pa gola. Burreli dhe Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0 në stadiumin “Liri Ballabani”, po me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja mes Lushnjës dhe AF Luftëtarit në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Gara në Kategorinë e Parë vijon të mbetet shumë e fortë, ndërsa skuadrat do të synojnë të mbledhin sa më shumë pikë në javët e mbetura të sezonit për të arritur objektivat e tyre.

Rezultatet e javës së 26-të:

Burreli – Kukësi 0-0
Iliria – Kastrioti 1-0
Besa – Pogradeci 2-3
Korabi – Laçi 0-1
Apolonia – Skënderbeu 0-1
Lushnja – AF Luftëtari 0-0