Lajm fantastik për Shqipërinë para Polonisë, Armando Broja kthehet dhe luan në Premier League

Kur jemi pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Poloni, në krahun e kuqezinjëve ka vend për optimizëm. Armando Broja është rikthyer në aksion, teksa ka luajtur për 10 minuta në ndeshjen Burnley-Bournemouth, e mbyllur në shifrat 0-0.

Një 10 minutësh që ishte shumë aktiv për shqiptarin, i cili ka qenë disa herë në kontakt me topin dhe ka fituar shumë duele. Madje për të u krijua edhe një mundësi e mirë për të rrezikuar portën kundërshtare, e pa shfrytëzuar në mënyrën e duhur. Ajo që ka rëndësi është fakti që Broja ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për ndeshjen e madhe. /Sport Ekspres/