Robert Lewandowski nuk është në formë para Shqipërisë, shifrat flasin kundër sulmuesit të Barcelonës

Robert Lewandowski nuk është në formën më të mirë para Shqipërisë. Kuqezinjtë i rrezikuan Europianin në herën e fundit duke e lënë pas vetes, por këtë herë kanë mundësi që t’i heqin Botërorin e fundit të karrierës.

Sulmuesi i Barcelonës ka nisur që të ndiejë vitet mbi shpinë dhe 2026 nuk mund të quhet viti i tij. Në 16 ndeshje që katalanasit kanë zhvilluar këtë vit, Leëandoëski ka arritur të realizojë vetëm 6 gola. Shumë pak për një sulmues klasi dhe mbi të gjithë, për një sulmues i cili është pjesë e një ekipi si Barcelona, që sulmon gjithë kohën kundërshtarin e saj. /Sport Ekspres/