Ish-lojtari i Egnatias dhe Lushnjës, Ayinde, nuk ka arritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme, atë mes jetës dhe vdekjes. Në moshën 24-vjeçare, fare i ri, James do të mbyllte sytë pasi humbi betejën me kancerin. Mbi këtë lajm të trishtë, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta, në një moshë kaq të re, të ish-sulmuesit të KF Egnatia, James Ayinde.
Një djalë i ri, me ëndrra dhe pasion për futbollin, që luftoi me forcë deri në fund në betejën më të vështirë të jetës së tij. Kontributi i tij me fanellën e Egnatias dhe më pas me KF Lushnja do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së futbollit shqiptar.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ayinde, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit që e njohu dhe e vlerësoi”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/