Suedia ka bërë sot publike listën e lojtarëve me të cilët do të provojë të kualifikohet për në Kupën e Botës 2026. Trajneri i ri, Graham Poteri, ka përzgjedhur 26 futbollistë për ndeshjet e “play off”-it. Në listë mungon ylli suedez, Isak. Futbollisti i Liverpulit është duke u rekuperuar nga një dëmtim dhe nuk do të mundet ta ndihmojë ekipin e tij kombëtar në dy sfidat e muajit mars.
Ndërkohë, Poteri ka përzgjedhur edhe një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Besfort Zenelin, vëllain e Arbër Zenelit. Kujtojmë se Suedia është një prej kundërshtarëve të mundshëm të Shqipërisë. Në rast se kuqezinjtë do të kalojnë me sukses testin e parë me Poloninë, atëherë do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi./Sport Ekspres/
VM-playoff väntar – här är truppen ?? pic.twitter.com/nvwa5bE9wm
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) March 18, 2026