VIDEO/ Nuk u thirr në Kombëtare për Kupën e Botës 2026, reagimi i Nejmarit: Hej Ançeloti, po unë?

Karlo Ançeloti ka përzgjedhur lojtarët me të cilët do të garojë në Kupën e Botës 2026. Në listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Brazilin në muajin qershor mungon një emër mjaft i njohur. Bëhet për Nejmarin, i cili këtë herë do ta ndjekë Kombëtaren e tij si tifoz. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka shpërndarë një video nga momenti kur ka mësuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

“Hej Ançeloti, po unë? Është publikuar lista e lojtarëve të Kombëtares. Nuk isha i grumbulluar. Jam i mërzitur, kjo dallohet. Por unë gjithmonë do të mbështes ekipin kombëtar”, ka thënë Nejmari./Sport Ekspres/