“Shqipëria fiton 1-0 me Poloninë me Armando Brojën”, flet Elvin Beqiri: Lojtarët nga Shkodra te Kombëtarja? është toka, ajri…

Elvin Beqiri ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Ish-mbrojtësi i Kombëtares ka komentuar listën e Kombëtares dhe njëkohësisht u shpreh i bindur se Shqipëria mund të arrijë që të fitojë kundër Polonisë.

“Afrimi i Mucit dhe Mehmetit është pozitive. Muci aty ka qenë dhe Mehmeti në ndeshjet e para kur erdhi Silvinjo. Me performancat e tyre në klubet e tyre ku luajnë kanë bërë mirë, uroj që të jenë të tillë dhe në Kombëtare. Por ata duhet të kenë edhe pjesën tjetër të lojtarëve.

Përse kaq shumë lojtarë të Kombëtares nga Shkodran? Shkodra, është toka, është vendi, ajri. Ka tifozeri të madhe, ambient futbolldashës, cdo prind kërkon ta bëj djalin futbollist. Punojnë shumë mirë edhe trajnerët me fëmijët. Unë besoj se fiton Shqipëria 1-0, preferenca ime do të ishte Armando Broja”, tha Beqiri. /Sport Ekspres/