Kosova do të luajë sot ndeshjen gjysmëfinale të fazës “play off” të Kupës së Botës. Dardanët do të sfidojnë Sllovakinë në transfertë, në ndeshjen që nis në orën 20:45. Franko Foda ka publikuar formacionin e tij për këtë përballje historike për Kosovën.
Trajneri i dardanëve ka vendosur që të hedhë nga minuta e parë Muriqin dhe Asllanin në qendër të sulmit. Ndërkaq mesfusha do të përbëhet nga Rexhbeçaj dhe Hoxha në qendër, si dhe Vojvoda e Muslija respektivisht në krahun e djathtë dhe të majtë. Sa i përket mbrojtjes, Dellova dhe Gallapeni do të mbulojnë krahët, ndërsa Hajdari dhe Hajrizi do të pozicionohen në qendër. Porta i është besuar Arijanet Muriqit.
Ndërkohë, Zhegrova do ta ndjekë ndeshjen nga stoli. Lojtari i Juventusit nuk ka pasur minuta në këmbë me klubin bardhezi, duke ndikuar kështu edhe në zgjedhjet e trajnerit Foda te Kosova./Sport Ekspres/
