Arbër Hoxha vendos kusht, Dinamo e Zagrebit në diskutime të avancuara për transferimin e tij

Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Arbër Hoxhës me fanellën e Dinamos së Zagrebit. Anësori shqiptar ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij, teksa ka qenë protagonist jo vetë me gjigantin kroat, por edhe me Kombëtaren shqiptare.

Sipas “Meczyki.pl”, Dinamo e Zagrebit është në bidesime të avancuara për transferimin e lojtarit 27-vjeçar. Vidzev Lodzi kërkon të blejë kartonin e Hoxhës për 5 milionë euro, por ky i fundit ka vendosur një kusht që po mban pezull marrëveshjen. Ai ka kërkuar që transferimi të ndodhë vetëm nëse klubi në fjalë arrin të sigurojë qendrimin në elitën e Polonisë. Vlen të theksohet se deri më tani Vidzev Lodrzi ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/