Italia ka dështuar për të tretën herë radhazi të kualifikohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Axurrët janë shumë karg lavdisë së dikurshme dhe një të vërtetë të tillë e ka thënë hapur edhe legjenda e Manchester United-it, Paul Scholes-i.
Ish-mesfushori i njohur, sipas “Corriere dello Sport” ka thënë se Italia është shndërruar në Arsenalin e Kombëtareve. Ai shton se ekipi kombëtar italian nuk ka një vizion të qartë, por ka mbetur pas në kohë, duke jetuar me sukseset e së shkuarës.
“Italia është Arsenali i ekipeve ndërkombëtare. Një ekip, entuziazmi i të cilit bazohet në lavditë e së kaluarës. Kombëtarja italiane nuk ka një vizion të qartë, ata nuk luajnë si ekip. Gjithçka është e përqendruar në prekjet individuale dhe ka performanca që janë shumë dembelë.
Kjo nuk është Italia që njihnim në vitet 1990 ose në fillim të viteve 2000. Nuk mishëron shpirtin e lojtarëve si Paolo Maldini, Cannavaro, Pirlo, Totti ose Buffon”, ka thënë Paul Scholes./Sport Ekspres/