I shënoi gol dje Real Madridit! Detaje nga “përbindëshi” Muriqi: Numri i këmbës e kalon 49, këpucët i merr me porosi në Finlandë

Vedat Muriqi është padyshim lojtari shqiptar më në formë. Shumë gola të shënuar dhe në ditën e djeshme ky sulmues realizoi në takimin mes Mallorca dhe Real Madrid. Goli i tij do t’i jepte tre pikët Mallorca-s, ndërsa Muriqi shpërtheu në lot pas ndeshjes. Në një intervistë për Koha Shtesë, trajneri i parë i Muriqit, Skënder Kapra, tregoi edhe disa detaje interesante nga ky futbollist.

“Përgatitja e tij fizike dhe forca është pika më e fortë. Ju e dinit shumë mirë për numrin e këpucës së tij, kur ishte te Teuta ishte 47. Këpucët i merrte gjithmonë me porosi pasi nuk i bënin të tjerat, i merrte në Finlandë. Këmba e tij tani nuk është më 47, e kalon edhe numrin 49”, tha Skënder Kapra. /Sport Ekspres/