“Më pëlqen si luan Shpendi në të majtë”, trajneri i ndërron rolin sulmuesit shqiptar: Kështu luante edhe Henry

Ashley Cole ka folur me superlativa për Kristjan Shpendin. Trajneri i ri i Cessena-s, i cili mbart me vete një karrierë të pasur si futbollist, ka thënë pas ndeshjes kundër Sudtirolit se sulmuesi shqiptar iu përshtat mjaft mirë planit të lojës. Cole gjithashtu është shprehur se pavarësisht faktit se Shpendi është një sulmues “9”-sh, atij i pëlqen mënyra se si kuan në krahun e majtë. Ai ka sjellë si shembull Henry-në për të mbështetur faktin se talenti shqiptar mund të përshtatet mjaft mirë edhe në krahun e majtë.

“Mendoj se përpjekja për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij pas një mbrojtjeje me tre lojtarë që favorizonte markimin e lojtarëve ishte plani që në fillim. Sa i përket rolit të tij në krahun e majtë, është shumë e thjeshtë: lojtarët duhet të përshtaten dhe më pëlqen shumë mënyra se si luan në të majtë. Mendoj se është efektiv dhe integrohet mirë me të tjerët, dhe si grup, duhet të përshtatemi. Duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë dhe t’i afrohemi golit kur kemi mundësinë të nisim kundërsulme të shpejta. Personalisht, kam luajtur me Thierry Henry-në, i cili ishte një numër nëntë, por ai gjithmonë luante nga e majta. Mendoj se ka gjëra pozitive në performancën e Shpendit. Ai bëri shumë përpjekje dhe mendoj se përputhej mirë me planin e lojës që kishim përgatitur për sot”, ka deklaruar Ashley Cole./Sport Ekspres/