VIDEO/ Qazim Laçi i dha fitoren skuadrës, 5 gola dhe 7 asiste për mesfushorin shqiptar

Qazim Laçi mund të konsiderohet si njeriu i ndeshjes Rizespor-Samsunspor. Rizespori ka triumfuar me shifrat bindëse 4-1, teksa në tre prej tyre protagonist ka qenë mesfushori shqiptar.

Ky i fundit dha dy asiste përgjatë këtij takimi, fillimisht në minutën e 43-të dhe më pas në të 50-n. Gjithashtu Laçi arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës me golin e shënuar në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë. Futbollisti i Kombëtares kuqezi po përjeton një sezon fantastik me fanellën e Rizesporit, ku deri më tani numëron 5 gola dhe 7 asiste./Sport Ekspres/