Antonio Kasano nuk është kursyer aspak në kritikat e tij për Masimiliano Alegrin. Ish-sulmuesi italian ka thënë se ai po e dërgon futbollin vendas drejt humnerës. Alegri është shprehur në konferencë për shtyp se Kasano i ngjason me Ronaldinjon, ndërsa në fund shton se i ka bërë një kompliment të madh me fjalët e tij.
“Pata fatin dhe kënaqësinë ta stërvisja. Si lojtar, ai kishte disa aftësi të jashtëzakonshme. Mendoj se ishte pak si Ronaldinjo, sepse e pasonte topin aty ku vetëm ai mund ta shihte. Dhe Antonio ishte shumë i mirë për këtë. I respektoj mendimet e të gjithëve. Mendoj se më bëri një kompliment të madh duke thënë se unë isha përgjegjës për gjithçka…”, ka thënë Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/