Lojtarët e rinj shqiptarë spikasin në Itali, vëllezërit Shpendi dallojnë për aftësitë në zonë

CIES ka publikuar së fundmi një listë me lojtarët më të mirë në 23 vjeç në 67 ligat më të forta në botë. Vlerësimi është bërë në bazë performancës në 8 zona të lojës, nivelit të ndeshjes, renditjes së klubit dhe rezultateve. Në vlerësim janë marrë lojtarët që kanë qenë aktivë në 6 muajt e fundit.

Në Serinë B vihet re prania e 3 lojtarëve shqiptarë. Në vendin e 7 gjendet Stiven Shpendi me vlerësimin 72.3. Pika e tij më e fortë është loja në ajër. Fill pas tij vjen vëllai binjak, Kristiani, me notën 72. Pika e tij më e fortë është finalizimi përpara portës.

Ndërkohë lista vazhdon me një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Luis Hasën. Lojtari i Karrarezes spikat për lojën një kundër një dhe ka vlerësimin 71.8./Sport Ekspres/