Jasir Asani është lojtari shqiptar i momentit. Vetëm 8 ndeshje në karrierën e tij me Kombëtaren kanë mjaftuar që të kthehet në një pikë kyçe të formacionit kuqezi. Me golat e tij spektakolarë dhe me dy asistet e dhënë përgjatë ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, 28-vjeçari ka një peshë të madhe për kualifikimin e Shqipërisë në Gjermani.
Asani është pjesë e Gwangju-së në Korenë e Jugut, por pritet të mos qendrojë edhe për shumë kohë aty. Anësori i krahut të djathtë të shqipërisë është pranë kalimit në La Liga. “SuperSport”-i bën me dije se Las Palmasi synon të transferojë Asanin në muajin janar. Klubi koreano-jugor kërkon 1 milionë euro për kartonin e lojtarit nga Shkupi, të cilat Las Palmasi është i gatshëm t’i paguajë. Kujtomë se ekipi spanjoll renditet në vendin e 11 në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/