Eleminuan Vllazninë në “Loro Boriçi”, Dinamo “përshëndet” shkodranët me ironi: Natën e mirë!

Eleminuan Vllazninë në “Loro Boriçi”, Dinamo “përshëndet” shkodranët me ironi: Natën e mirë!

Dinamoja është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë. Blutë e Ilir Dajës do të përballen me Egnatian më 13 maj për trofeun e këtij kompeticioni. Skuadra kryeqytetase ka mposhtur Vllazninë në “Loro Boriçi”, teksa kanë fituar me shifrat 0-1.

Dinamovitët kanë nisur menjëherë festën në shtëpinë e shkodranëve, ku nuk i kanë kursyer as ironitë. Lojtarët dhe stafi i Dinamos kanë shkrepur një fotografi ekipore nga fusha e “Loro Boriçit”, të cilën e shpërndanë edhe në llogarinë zyrtare në “Facebook”. Bashkëngjitur fotos, klubi ka “përshëndetur” në mënyrë ironike shkodranët me fjalët: “Natën e mirë”! Pikërisht në këtë mënyrë kanë vendosur të përcjellin kundërshtarin e tyre nga fusha dhe nga Kupa e Shqipërisë./Sport Ekspres/