Çmenduri me biletat e Botërorit, 2.3 milionë dollarë për të parë finalen

Kupa Botës po afron dhe tifozët po përpiqen të sigurojnë një biletë. Megjithatë të qenurit në stadium nuk duket aspak e lehtë. Çmimet e çmendura të biletave kanë tërhequr jo pak vëmendje së fundmi.

FIFA ka vënë në dispozicion një platformë për rishitjen e biletave dhe personat që zotërojnë një të tillë po përpiqen të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur. Çmimi më i lartë kap shifrën e 2.3 milionë dollarëve dhe i përket finales së Kupës së Botës. Ndërsa çmimi më i ulët për një biletë në finale është rreth 10900 dollarë.

Ndërkohë FIFA merr përqindjen e vetë të fitimit, 15% të vlerës nga blerësi dhe 15% të vlerës nga ai që e rishet. Pra në rast se bileta prej 2.3 milionë dollarësh do të shitej me sukses, atëherë FIFA do të përfitonte 690 mijë dollarë./Sport Ekspres/