Bylisi po lufton fort për të siguruar mbijetesën edhe për të paktën një sezon tjetër në “Abissnet Superiore”. Mallakastriotët nuk heqin dorë nga objektivi i tyre. Skuadra ballshiote ka mposhtur sot Teutën me shifrat 2-0, duke marrë tre pikë mjaft të vyera.
Bylisi ka shënuar nga një herë në secilën pjesë të lojës. Goli i parë u shënua që në minutën e 3-të nga Emini, ndërsa në minutën e 94-t Kamara vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Tashmë Bylisi gjendet në vendin e 8 me 35 pikë të grumbulluara, po aq sa Tirana që gjendet një pozicion më sipër. Sakaq, Teuta pozicionohet e 6-a në renditje, me 38 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/