Champions për njerëz me zemër të fortë, PSG-Bajern përfundon me 9 gola të shënuar

Një tjetër mbrëmje me gola, një tjetër mbrëmje për tifozë me zemër të fortë. Ky sezon i Ligës së Kampionëve vazhdon të dhurojë emocione të paharrueshme për tifozët e futbollit. PSG-Bajern Mynih i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e sportdashësve, teksa të dyja skuadrat kanë argëtuar më së miri tifozët.

Përballja e parë gjysmëfinale mes tyre përfundoi me shifrat 5-4 në favor të PSG-së. Kajni zbllokoi shifrat në minutën e 17 nga pika e bardhë e penalltisë, por Kvarashkelia (24’) dhe Neveshi (33’) përmbysën rezultatin. Olize shënoi sërish për Bajernin në minutën e 41-të, ndërsa Dembeleja iu kundërpërgjigj nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë. Ndërkaq, në minutën e 56, fituesi i Topit të Artë tundi rrjetën për herë të 5 për PSG-në. Bajerni reagoi me anë të Upamekanos (65’) dhe Diazit (69’), po pa mundur të dilnin pa humje nga Parisi./Sport Ekspres/