“Ishte si një festë, nuk ka rëndësi sa gola pëson”, Luis Enrike: U pa se cilët jemi dhe çfarë duam të përcjellim

PSG-Bajern Mynih nuk i zhgënjeu pritshmëritë e tifozëve. Gola, intensitet, klas dhe spektakël në përballjen që përfundoi me shifrat 5-4 për parisienët. Luis Enrike ka deklaruar pas ndeshjes për “CBS Sports Golazo” se kjo sfidë ishte si një festë e madhe. Ai theksoi se të dyja skuadrat dëshmuan se cilët janë dhe se çfarë duan të përcjellin te tifozët.

“Kurrë nuk mund të jesh i mërzitur me lojtarët e tu, edhe nëse ke pësuar 4 gola, 6 gola apo 5 gola. Nuk ka rëndësi. Mendoj se nga të dyja skuadrat u pa se cilët jemi, çfarë ndjejmë, çfarë duam të përcjellim. Gjatë gjithë kohës ishte si një festë. Duke ndërruar (lojën) gjatë gjithë kohës. Intensitet i lartë i një niveli të lartë. Të gjithë janë të lodhur. Ne jemi një nga më të mirat, në mos skuadra më e mirë në Europë këtë sezon”, ka thënë Luis Enrike./Sport Ekspres/