Në Madrid vendosin penalltitë, Atletiko-Arsenal është larg spektaklit të një nate më parë

Përballja e sotme mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit ishte larg asaj që pamë mbrëmjen e djeshme. Këtë herë ekipet janë “kursyer” përpara portës. Në Madrid vendosën penalltitë, teksa të dy golat u shënuan nga pika e bardhë e 11 metrave.

Fillimisht ishte Giokeresi ai tundi rrjetën nga penalltia në minutën e 44-t, ndërsa në minutën e 56 ishte Alvarezi ai që barazoi rezultatin po nga 11 metrat. Atletiko provoi të përmbyste shifrat, por në fund përballja përfundoi në baraspeshë 1-1. Me këtë rezultat kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit./Sport Ekspres/