“Tifozët i ndryshuan mendjen arbitrit”, lojtari i Arsenalit ndihet “i vjedhur”: Ishte penallti e pastër për ne

Gjysmëfinalja mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit ka shkaktuar polemika. Në kampin londinez ndihen “të vjedhur” nga arbitri. Pas Artetës, edhe Deklan Rajsi ka deklaruar se ndërhyrja ndaj Ezesë ishte një penallti e pastër. Por sipas tij, turma e tifozëve të Atletikos i ndryshoi mendjen gjyqtarit kryesor të takimit.

“Ajo e Ebereçi Ezesë është një penallti e pastër. Nuk e di se si nuk është dhënë. Mendoj se tifozët e provokuan vendimin dhe ia ndryshuan mendjen gjyqtarit”, është shprehur ndër të tjera Deklan Rajsi./Sport Ekspres/