3 gola në 10 minuta! Shikoni çfarë talenti i madh i vjen Shqipërisë nga Totenhem, si Broja dikur

Armend Muslika nuk ndalet! Futbollisti shqiptar ka shpërthyer në ditën e sotme duke shënuar 3 gola në ndeshjen mes Totenhem U18-West Bromwich U18 në pjesën e parë dhe 4 në total. Jo pak, por 3 gola janë shënuar nga futbollisti shqiptar në një hark kohor të 10 minutave.

Goli i parë i Muslikës ka ardhur në minutën e 11 të takimit, ndërsa më pas, në minutën e 13, Muslika do të dyfishonte shifrat. Po i njëjti futbollist arriti të shënonte gol në minutën e 22, për t’i dërguar shifrat në 3-0 dhe një tjetër realizim në pjesën e dytë. Nuk është hera e parë që Muslika përflitet si një talent i madh i futbollit.

Gjithmonë kemi shkruar për të pasi është i vetmi futbollist i cili të jep shpresën e dikurshme që krijuam mbi Armando Brojën kur ishte tek të rinjtë e Chelsea. Muslika është pjesë e të rinjëve të Totenham dhe futbolli i tij është tipik i stilit anglez, një futboll spektakolar mes driblemeve të shumta dhe një gjuajtje të frikshme nga distanca.

Ndërkohë dashuria e tij për Shqipërinë është e madhe teksa aktualisht Muslika është pjesë e Shqipërisë U-17 me shiritin e kapitenit. Patjetër që në ndeshjet miqësore të qershorit, Shqipëria A duhet të marrë këtë lojtar në organikë. /Sport Ekspres/