Trajneri i Real Madridit përsëriti mesazhin e Florentino Perez nga konferenca për shtyp në lidhje me ndjenjat dhe panikun anti-Madrid, veçanërisht në lidhje me rastin Negreiro.
“Shtatë tituj të vjedhur kampionati? Sigurisht. Ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur për 20 vjet. Sigurisht që ka gjëra që nuk i dimë. Duket e pabesueshme që vetëm Real Madridi dëshiron të mbrojë ligjshmërinë në futboll. Kjo është një ndjenjë që ndahet nga të gjithë tifozët e Madridit. Standartet e dyfishta kanë qenë gjithmonë aty”, tha Arbeloa. /Sport Ekspres/