Ditët e fundit, është folur gjithnjë e më shumë për interesin e Interit për argjentinasin e ri, Nico Paz, por Fabregas e ka bërë të qartë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë trasferim.
Bëhet fjalë për Nic Paz, një mesfushor të talentuar që bëri përshtypje me performancat e tij me fanellën e Comos këtë sezon.
Trajneri spanjoll nuk i kurseu fjalët kur komentoi lajmet që vinin nga Milani. “Nico Paz nuk do të luajë për Interin. Ai ose do të qëndrojë në Como ose do të kthehet te Real Madridi”, tha Fabregas. /Sport Ekspres/