“Jam me fat që kam lojtarë si Vojvoda”, Fabregasi: Me këta futbollistë ia dilet, jo me ata që shënojnë 2 gola dhe ulin ritmin të nesërmen

Komo është shumë pranë një ëndrre të madhe, e cila para pak viteve do të duke një mision i pamundur. Me pjesëmarrjen në Europë tashmë të siguruar, skuadra italiane do të provojë sot të kualifikohet për të parën herë në Ligën e Kampionëve. Fabregasi ka vlerësuar rritjen e lojtarëve të tij, teksa ka deklaruar në konferencë për shtyp se sukseset arrihen me futbollistë që ndoshta nuk janë talentet më të mëdha, por që luftojnë për të arritur nivelin. Ai veçoi emra si Smolçiç, Vaje, Da Kunja, apo Vojvoda si shembujt e duhur për të përforcuar argumentin e tij.

“Smolçiçi është një ushtar, e kam thënë shumë herë. Nuk më habiti sepse kur ke shumë mundësi dhe nëse nuk luan, je i trishtuar ose i zemëruar, por jo ai në stërvitje. Më kujtohet ndeshja e parë në shtëpi kundër Juventusit, nuk prisja një performancë të tillë prej tij. Vaje është gjithashtu një lojtar shumë i ngjashëm në aspektin e qëndrimit dhe sjelljes. Janë Da Kunja, Vojvoda… Jam shumë me fat. Kemi sjellë lojtarë që ndoshta nuk janë talentet më të mëdha, por që luftojnë për nivelin tonë, për të fluturuar më lart se sa presin njerëzit. Mund t’ja dalësh me këta djem, jo me ata që shënojnë dy gola dhe ndoshta ngadalësojnë të nesërmen. Kjo është arsyeja pse e vlerësoj progresin e të gjithë lojtarëve”, ka deklaruar Çesk Fabregasi./Sport Ekspres/