“Berisha ishte humbje e madhe për ne”, trajneri i klubit italian tregon vështirësitë e sezonit: Ai supozohej të bënte diferencën

Leçe arriti të siguronte qendrimin në Serinë A edhe për një tjetër sezon. Trajneri Di Françesko foli për “Corriere dello Sport” për sezonin që la pas, ku tregoi vështirësitë e mëdha që hasi gjatë rrugës. Ai liston mungesën e Berishës si një humbje të madhe për Leçen, pasi sipas tij, mesfushoru shqiptar supozohej të bënte diferencën në rolin e tij në fushë.

“Ta pranojmë, e humba Kamardën për katër muaj, Sotilin për një kohë të gjatë dhe Berishën, i cili supozohej të bënte diferencën për sa i përket cilësisë në mesfushë. Për Leçen, këto janë humbje të mëdha. Në rrethana të caktuara, u përpoqa të ndryshoja, shkuam në pesë, gjithmonë për të mirën e Leçes dhe duke menduar për një zgjidhje që do të funksiononte drejt arritjes së objektivit tonë”, ka thënë ndër të tjera Euzebio Di Françesko./Sport Ekspres/