“Duam trofeun e dytë”, Arteta tregon ambicien e Arsenalit: Jemi këtu për t’ja marrë Champions-in PSG-së

Arsenali do të sfidojë PSG-në pasditen e 30 majit, teksa të dyja skuadrat do të përballen në finalen e Ligës së Konferencës. Mikel Arteta është paraqitur përpara gazetarëve në prag të zhvillimit të kësaj finaleje. Trajneri i Arsenalit ka thënë për mediat se ekipi është i uritur për të fituar trofeun e dytë në këtë sezon.

“Ata po e mbrojnë trofeun. Pra, ishin të fundit që fituan të drejtën për ta ngritur atë trofe dhe në fakt janë kampionët. Ne jemi këtu për t’ua marrë atë. Është mundësia për të përvetësuar momentin dhe mundësia për të shkruar një kapitull të ri në historinë e këtij klubi futbolli. Për ta bërë këtë, duhet të luajmë me qartësi, shumë guxim dhe një dëshirë të paepur për të fituar. Nesër kemi mundësinë të bëjmë diçka që nuk është bërë në këtë klub.

Ambicia është më e madhe. Kemi një (trofe). Duam edhe një tjetër. Kjo është e gjitha për të cilën kemi folur. Duhet të arrijmë destinacione më të mëdha. Djemtë kanë nivelin maksimal të dëshirës. Ata duan më shumë”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/