“Lëndova dorën dhe këmbën dy ditë para finales”, Kvarashkelia shkëlqen edhe i dëmtuar: Kështu jemi ne gjeorgjianët

Kvarashkelia dëshmoi sërish nivelin e tij të lartë në fushën e lojës. Lojtari gjeorgjian ka qenë një pikë kyçe për PSG-në në këtë sezon dhe i tillë ishte edhe në finalen e djeshme të Ligës së Kampionëve. Ai u pa me një dëmtim të dukshëm të këmbës, por kjo gjë nuk ia uli aspak ritmin. Në një deklaratë të dhënë për UEFA-n, ai zbuloi se dy ditë para finales ndaj Arsenalit lëndoi dorën dhe këmbën e tij, por siç shprehet dhe ai vetë, gjeorgjianët janë luftarakë dhe nuk përbënte një problem për të.

“Dy ditë para finales, po stërvitesha dhe u rrëzova. Lëndova dorën dhe pak këmbën, por ne gjeorgjianët jemi luftëtarë, kështu që nuk ishte ndonjë problem i madh. Sigurisht, ishte shumë e vështirë të shihja penalltitë në fund, por falë Zotit fituam”, ka thënë Kviça Kvarashkelia./Sport Ekspres/