Historia që të thyen zemrën! Trajneri i Holandës “lë gruan” për të shkuar te Botërori, bashkohen…në finale!

Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit sportiv është përqendruar te përgatitjet dhe formacionet për Kupën e Botës, trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka prekur zemrat e miliona njerëzve me një deklaratë tronditëse dhe tejet njerëzore.

Koeman ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Bartina, po kalon betejën më të vështirë të jetës me sëmundjen e rëndë të kancerit. Për këtë arsye, ajo nuk do të udhëtojë me të në Amerikë. Çdo të mërkurë, Bartina i nënshtrohet seancave të rënda të kimioterapisë, duke vuajtur më pas për ditë me radhë nga efektet anësore.

Trajneri holandez pranoi se mban në zemër vetëm një dëshirë të vogël: nëse Holanda arrin në finale, dhe mjekët e lejojnë, ajo mund të udhëtojë për t’u bashkuar me të. Ky rrëfim dëshmon se, përballë sfidave të vërteta të jetës, futbolli mbetet thjesht një lojë dhe se pas imazhit të personazheve publike fshihen histori të dhimbshme njerëzore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/