Sulmuesët njihen për egon e tyre sportive dhe shpesh herë kërkojnë të shënojnë edhe nëse u duhet të bien ndesh me rregullat. Kemi parë shumë raste kur lojtarët aktrojnë në zonë për të fituar një 11 metërsh, apo një goditje standarte në zonë të rrezikshme. Por aktrimi nuk bën për Ronaldon.
Sulmuesi portugez është rrëzuar në zonë gjatë ndeshjes së djeshme kundër Persepolisit, por veprimi i tij më pas i habiti të gjithë. Lojtarët kundështarë shkuan të mohonin 11 metërshin pranë arbitrit dhe protestës së tyre i është bashkuar edhe vetë 38-vjeçari. Ronaldo i ka bërë me shenjë se nuk kishte penallti në atë ndërhyrje dhe afrohet pranë gjyqtarit për t’ja bërë të qartë këtë fakt. Në fund loja vazhdon normalisht për të futbollistët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Show me a video of Messi denying a Penalty and I’ll deactivate pic.twitter.com/5QLXA4kQup
— LERRY (@_AsiwajuLerry) November 27, 2023