Vetëm 3 ditë kanë kaluar nga fillimi i Kupës së Botës 2026 dhe kaq ka mjaftuar për të parë befasitë e para të këtij turneu. Gjithçka nisi me ndeshjen Kore e Jugut-Çeki, ku aziatikët përmbysën rezultatin në 2-1, pavarësisht se çekët ishin favoritë në letër. Një rezultat i papritur ishte edhe ai i vendit organizator, SHBA-ve. Ekipi i Poçetinos e nisi turneun me goleadës, duke thyer pritshmëritë e opinionit sportiv me fitoren 4-1 nga Paraguajit.
E për të vazhduar më pas në mbrëmjen e djeshme, kur fusha e lojës tregoi se kjo Kupë Bote nuk njeh favoritë. Brazili u ndal në barazim 1-1 nga Maroku, ndërsa me po të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja Zvicër-Katar. Kur të gjithë prisnin goleadë nga helvetët, Katari dëshmoi se në futboll llogaritë nuk duhet të bëhen asnjë herë përpara kohe.
Por çudirat nuk ndalen te Zvicër-Katar. Australia solli surprizën e radhës. Australianët mposhtën Turqinë me shifrat 2-0, duke ulur kështu euforinë e madhe të këtyre të fundit. /Sport Ekspres/