“Për çfarë vështirësish po flisni”? Sulmuesi i Gjermanisë nuk u ndje i rrezikuar nga Bregu i Fildishtë: Ishte çështje kohe që topi të shkonte në rrjetë

Deniz Undavi ishte njeriu që i dha fitoren Gjermanisë përballë Bregut të Fildishtë. Golat e tij përmbysën ndeshjen në 2-1 dhe kualifikuan “pancerat” në fazën tjetër të Kupës së Botës. I pyetur nga “Sky Sport” pas ndeshjes, Undavi ka thënë se nuk e di se si ia del të shënojë gjithnjë, por shokët e skuadrës i japin besimin e duhur se mund të shënojë. Në krahun tjetër, ai nuk pranon se Gjermania ka hasur vështirësi ndaj Bregut të Fildishtë.

“Si ia bëj? Nuk e di. Mundohem të sjell vetëbesimin tim në fushë. E di që mund të shënoj në çdo ndeshje, veçanërisht me këta lojtarë të jashtëzakonshëm përreth meje.

Çfarë doni të thoni me vështirësi? Ne pësuam një gol dhe pastaj ushtruam presion. E tëra që mungonte ishte lëvizja e fundit, dhe nëse luan kaq gjatë në një portë, topi do të shkojë në rrjetë në një moment. Falë Zotit ndodhi kur hyra unë në fushë, kështu që një ndeshje e tillë mund të ndryshojë tashmë. Sigurisht, Bregu i Fildishtë pati shumë mundësi për kundërsulme, por ne u mbrojtëm mirë”, ka thënë Deniz Undavi./Sport Ekspres/