Vedat Muriqi është rikthyer te Fenerbahçja. Sulmuesi shqiptar ka lënë gjurmë në ekipin nga Stambolli, që këtë vit kërkon të thyejë hegjemoninë e Gallatasarait. Në një bisedë mes Kartalit dhe Muriqit, trajneri i Fenerbahçes i ka premtuar lojtarit nga Kosova se këtë sezon do të festojnë fitimin e titullit kampion.
“Këtë vit, me vullnetin e Zotit, do të bëhemi kampionë. Duhet t’u sjellim buzëqeshje këtyre tifozëve, këtij komuniteti”, ka thënë Ismail Kartali. Nga ana tjetër Vedat Muriqi i është përgjigjur me fjalët: “Të gjithë kemi nevojë për të (titullin kampion), trajner”./Sport Ekspres/