Një ofertë surprizuese ka mbërritur për Ernest Muçin. Sipas medias “Fotomaç”, Napoli ka dorëzuar një ofertë prej 16 milionë eurosh plus një lojtar në huazim për kartonin e sulmuesit shqiptar. Ky i fundit u transferua në mënyrë përfundimtare te Trabzonspori në fund të sezonit që lamë pas.
Muçi kaloi një sezon të shkëlqyer me 15 gola të shënuar dhe 7 asiste të dhëna në të gjitha kompeticionet. Kjo formë e tij bindi drejtuesit t’i paguanin Beshiktashit 8.5 milionë euro. Por vetëm pak kohë më vonë Napoli është shfaqur në skenë dhe ofron dyfishin e çmimit për Muçit. Një ofertë kjo që ka bërë krerët e Trabzonsporit të ulen për diskutim. Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë ky do të ishte shansi më i madh në karrierë për ish-lojtarin e Tiranës./Sport Ekspres/